Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjesëmarrja e ulët në votime, partitë u luten shqiptarëve të dalin të votojnë

Pjesëmarrja e ulët në votime, partitë u luten shqiptarëve të dalin të votojnë
June 25
16:38 2017

Deri në orët e vona të pasdites, ndërsa ka mbetur më pak se 1 orë e gjysmë nga mbyllja e procesit të votimit, pjesëmarrja e shqiptarëve në votime është tejet e ulët.

Për këtë arsye stafet elektorale të partive politike kanë bërë qindra e mijëra telefonata drejt qytetarëve për t’u bërë thirrje të dalin të votojnë.

Kjo është konfirmuar nga dhjetëra njerëz në rrjete sociale.

Një prej politikanëve që ka bërë thirrje për votim është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u është lutur shqiptarëve të votojnë.

“Kujtdo nga ju që s’është sot në Shqipëri i lutem?Ngri telefonin! Nxiti të votojnë familjarët, fqinjët, miqtë të njohurit e tu këtu në atdhe”,- shkruan ai dhe më pas me disa statuse thirrjeje u bën apel qytetarëve nga të gjitha zonat të dalin të votojnë. /Blitz.al/

Shperndaje