Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pjesëmarrja e Milan në Kupat e Europës, ky është vendimi zyrtar i UEFA-s

Pjesëmarrja e Milan në Kupat e Europës, ky është vendimi zyrtar i UEFA-s
June 28
14:10 2019

Website-i zyrtar i TAS (Gjykata Arbitrare Sportive), ka publikuar para pak minutash, marrëveshjen mes Milan-it dhe Uefa-s , në të cilën është vendosur që kuqezinjtë të mos marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Marrëveshja, e cila quhet “Consesnt Award” nuk do ti lejojë Milan-it që të jetë një prej skuadrave që do të luajnë për trofeun e Europa League në sezonin 2019-2020.

Sipas dokumentit që është publikuar, sanksionet ndaj skuadrës italiane kanë ardhur për shkak se ata nuk kanë arritur që të respektojnë rregullat ekonomike të vendosura nga Uefa( ose siç njihen ndryshe rregullat e fair-play financiar) për sezonet 2015-2016, 2016-2017 dhe 2016-2017-2018.

Përjashtimi nga Europa League ka qenë një prej sanksioneve që i është kominikuar dhe në të kaluarën Milan-it, më saktësisht në nëntor të 2018-ës dhe në prill të 2019-ës, por vendimet e atëhershme të TAS, të cilat e anullonin këtë dënim, tani nuk janë më në fuqi.

Pritet të shihet se nëse kjo masë, do ti lejojë skuadrës italiane të zhvillojnë merkaton që duan në afatin kalimtar të verës, apo do të ketë kufizme dhe në shpenzimet që mund të bëjnë. /Blitz.al/

Share