Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pezullohet autoriteti i mbikëqyrjes së lojërave të fatit, ja kujt i ngarkohet

Pezullohet autoriteti i mbikëqyrjes së lojërave të fatit, ja kujt i ngarkohet
October 10
17:16 2018

Qeveria ka vendosur të pezullojë veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF).

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, dhe vjen ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mbylljen e pikave të basteve deri në fund të vitit dhe zhvendosjen e kazinove larg zonave të banuara.

Pezullimi i përkohëshëm i këtij autoriteti erdhi nga Këshilli i Ministrave. Gjatë kësaj periudhe i është ngarkuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë  të nxjerrë aktet e nevojshme për ristrukturimin e AMLF-së, si dhe të ndjekë zbatimin e këtij procesi.

Qeveria nuk jep afat për cilën periudhë do të pezullohet kjo veprimtari dhe arsyet pse e ka ndërmarrë këtë nismë, ndërsa vendimi hyn që sot në fuqi dhe botohet menjëherë në Fletoren Zyrtare.

Nga 31 dhjetori i vitit 2018, me ligjin e ri, do të ndalojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe do të mbyllen të gjitha pikat e basteve.

Edi Rama: “Sipas ligjit duke nisur nga 31 dhjetor i këtij viti do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike.  Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si edhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, kuaj, qen apo çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. 

Tej argumentave të biznesit, të të punësuarve, të të ardhurave të cilat për hir të vërtesës të cilat janë dyfishuar në raport me të shkuarën, 54 milionë dollarë nga rritja e formalitetit dhe nga taksat përmes formalizimit, pavarësisht se 40 kompani kishte në të shkuarën dhe mblidheshin gjysma e taksave, tani ka 20 dhe mblidhen dyfishi i taksave, në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do të ngrihet asnjë qepen për baste. 

Dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngihet më asnjë qepen për kazio elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë kilometër katror të Republikës së Shqipërisë.

Komento
Shperndaje