Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pezullohen nga detyra për marrje ryshfeti 2 efektivë policie në Lezhë

Pezullohen nga detyra për marrje ryshfeti 2 efektivë policie në Lezhë
October 12
19:02 2016

Nga Anduena Llabani

Lidhur me videon e publikuar në median online JOQ, ku shfaqen 2 punonjës policie që dyshohet se kanë marrë para nga një drejtues mjeti duke shkelur rëndë detyrën, ju sqarojmë se:

SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) ka nisur menjëherë verifikimet pas njohjes me videon. Janë identifikuar punonjësit e policisë të shfaqur në video të cilët kanë qenë me shërbim në aksin rrugor Lezhë – Tiranë.

Punonjësit e policisë, pasi kanë ndaluar mjetin, nuk kanë kryer asnjë verifikim, nuk kanë zbatuar procedurat standarde, duke mos i komunikuar drejtuesit të mjetit arsyen e ndalimit për shkeljen e konstatuar prej tyre.

SHÇBA ka nisur procedimin penal për të dy këta punonjës policie.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shtetit, pasi ka marrë njoftimin nga SHÇBA për nisjen e procedimit penal, ka pezulluar nga detyra efektivët e qarkullimit rrugor Lezhë, Y.J. dhe N.H./Blitz.al/

Komento
Shperndaje