Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pezullohen 7 efektivë të forcave “Shqiponja”, dhunuan kunatin e ministrit Tahiri

Pezullohen 7 efektivë të forcave “Shqiponja”, dhunuan kunatin e ministrit Tahiri
July 23
10:41 2016

Vëllai i bashkëshortes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri  është dhunuar nga efektivët e policisës së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit  pranë banesës së vetë shtetasit ku dhe ai ushtron një biznes privat, bar kafe.

Forcat “Shqiponja” ishin informuar se në këtë lokal  gjendej një person i armatosur dhe menjëherë kanë shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të. Prania e forcave policore pranë biznesit e ka shqetësuar kunatin e ministrit Tahiri dhe ka kërkuar të dijë motivin e prezencës. Përgjigjja negative nga ana e policëve ka shtyrë drejt një debati i cili ka përfunduar me goditje dhe prangosje të pronarit të lokalit. Efektivët e policisë nuk kishin informacion se bëhej fjalë për kunatin e ministrit.  Gjatë kësaj kohe në atë zonë ka kaluar eskorta e ministrit Tahiri bashkë me të cilin ishte dhe një anëtar i kabinetit i cili sqaroi situatën.

News 24 shkruan se Ervin Hodaj me pozicion drejtor i Policisë Tiranë ka pezulluar për 3 ditë 7 efektivë të forcave “Shqiponja”. Më pas drejtoria e standardeve në polici ka dhënë si masë një pezullim më të gjatë për efektivët.

Shperndaje