Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Peticioni “Presidenti të zgjidhet nga populli” firmoset nga mbi 7,500 qytetarë

Peticioni “Presidenti të zgjidhet nga populli” firmoset nga mbi 7,500 qytetarë
July 04
09:40 2016

Peticioni i iniciuar nga deputeti socialist Ben Blushi për zgjedhjen e Presidentit nga populli ka arritur deri tani të firmoset nga mbi 7,500 firma nga 10,000 që nevojiten. Peticioni është hapur në platformën më të madhe në botë “change.org”, një platformë ku janë fituar të paktën 18,000 peticione.

“Ne jemi futur në ‘change.org’ me këtë peticion, dhe nga dje deri sot kanë marrë të paktën 800 nënshkrime. Kushdo që ka një kompjuter në shtëpi apo celular me internet mund të hyjë këtu dhe të votojë. Ky peticion nuk është detyrues, por 50 mijë apo 100 mijë firma shqiptarësh mund t’ju bindin se vendimet e këtij parlamenti nuk janë gjithmonë në dobi të tyre dhe se ka ardhur koha që një pjesë e vendimeve të këtij parlamenti të ndryshojnë përmes presionit publik”, – u shpreh deputeti Blushi në seancën e së enjtes.

Ai u shpreh se Kushtetuta e vendit dhe uniteti kombëtar mbrohet më mirë nga miliona zgjedhës se sa nga 140 deputetë në sallë.

Komento