Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Peticioni për ekstradimin e Fetullah mbledh 90 mijë klikime

Peticioni për ekstradimin e Fetullah mbledh 90 mijë klikime
August 03
13:09 2016

Peticioni që u hap më 17 korrik në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë për ekstradimin e Fetullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbledhur deri tani mbi 90 mijë klikime. Nevojiten edhe 9,947 firma deri më 16 gusht 2016 për të pritur më pas një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.

Ky peticion u hap nga qytetarët turq që jetojnë në SHBA, referuar Anadolu Agency, përcjell Blitz.al. Ai titullohet “Dua që qeveria jonë të mos ofrojë strehim të sigurt për Fethullah Gülenin dhe ta dorëzojë atë në Turqi”.

“Më 15 korrik 2016 pati një përpjekje për grusht shteti për të përmbysur qeverinë legjitime dhe demokratike të Turqisë. Që atëherë u bë e qartë se autorët përgjegjës ishin një grup i vogël ushtarësh besnikë të Fetullah Gulen dhe organizatës së tij terroriste FETO. Turqia ka qenë dhe është aleati ynë më i besueshëm për një kohë të gjatë në Lindjen e Mesme. Gulen është cilësuar si terrorist nga aleatët tanë në Turqi. Ju lutem na ndihmoni të bindim presidentin tonë dhe qeverinë tonë që ne si SHBA-të të punojmë me autoritetet dhe qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike. Unë dua që qeveria jonë të ndalojë sigurimin e një strehe të sigurt për Fetullah Gulen dhe ai t’i dorëzohet Turqisë”,- citohet në tekstin bashkangjitur peticionit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje