Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përurohet “Reja”, Veliaj: Një copë Europë në Tiranë

Përurohet “Reja”, Veliaj: Një copë Europë në Tiranë
May 27
18:20 2016

Ditën e sotme është përuruar në Tiranë vepra “Reja”, e projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore Sou Fujimoto. Ky projekt i vendosur në lulishten përpara Galerisë Kombëtare të Arteve do jetë një hapësirë që do tërheqë jo vetëm turistët, por do të shërbejë edhe si ambient takimesh apo aktivitetesh të ndryshme kulturore.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo vepër është një copë Europë me disa vlera të rëndësishme që u bë i mundur nga pavijoni i Fujimoto-s. Sipas tij, “Reja” imponon tjetër sjellje ndërkohë që u ofron qytetarëve mundësinë për tu takuar.

Kryetari i Bashkisë theksoi se ende pa u përuruar, kjo vepër ka tërhequr vëmendje nga individë të ndryshëm dhe organizata. “Reja.al, është adresa ku secili mund të rezervojë eventin e vet. Në fakt, deri tani kemi 82 aktivitete të planifikuara deri në fund të vitit”, u shpreh ai.

Veliaj bëri të ditur se “Reja” do të qëndrojë në Tiranë për rreth 3 vjet pa asnjë kosto për qytetarët e saj.