Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përurohet këndi i lojërave përballë Presidencës, Veliaj: Të heqim barrierat që na pengojnë jetën në komunitet

Përurohet këndi i lojërave përballë Presidencës, Veliaj: Të heqim barrierat që na pengojnë jetën në komunitet
August 02
13:26 2016

Një tjetër kënd lojërash është shtuar për fëmijët, me qëllim argëtimin e tyre. Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përuruar këndin e tretë të lojërave, vendosur përballë Presidencës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku shpjegon se prioritet i bashkisë është puna për fëmijët me qëllim shtimin e hapësirave për ta, përcjell Blitz.al.

“Kemi hapur të gjithë parkun përballë godinave qeveritare, përballë zyrave të Kuvendit, duke fituar disa qindra metra katrorë hapësirë. Më parë kjo zonë ishte e mbyllur, e izoluar për qytetarët, kurse sot i është kthyer publikut”, u shpreh Veliaj.

Ai u bëri thirrje institucioneve shtetërore të heqin barrierat rrethuese, si gardhet apo muret, të cilat pengojnë jetën në komunitet. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje