Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përurohet busti i Papa Françeskut në Tiranë

Përurohet busti i Papa Françeskut në Tiranë
March 15
20:42 2016

Ati i Shenjtë, Papa Françesku, ka një vend të veçantë edhe në kryeqytetin shqiptar. Sot është përuruar në Tiranë busti i Papa Françeskut, i cili është vendosur pranë Kambanës së Paqes, në sheshin para ish-Piramidës.

Poshtë bustit është vendosur edhe një pjesë e shkëputur nga fjalimi i tij gjatë vizitës në Tiranë: “Shqiponjat, simbol i flamurit të atdheut tuaj, nuk e harrojnë folenë, por ngrihen lartësive e fluturojnë lart”.  Sipas Balkan Web, gjatë ceremonisë kanë qenë të pranishëm përfaqësues të politikës dhe komuniteteve fetare në vend.

 

nishani dh veliaj busti

Shperndaje