Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përurimi i ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Saimir Tahiri: Ministria e Brendshme ka më në fund një fytyrë dinjitoze

Përurimi i ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Saimir Tahiri: Ministria e Brendshme ka më në fund një fytyrë dinjitoze
September 19
16:45 2016

Nga Anduena Llabani

U përuruan sot zyrat e reja dhe fasadat në Ministrinë e Brendshme, që kanë kushtuar mbi 2.2 miliardë lekë.  Saimir Tahiri u parapriu komenteve për çmimin e kripur të rikonstruksionit të godinës. Fondi limit ishte 229 378 112.73 (dyqind e njëzet e nëntë milionë e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) lekë pa TVSH.  Në përurim ai e quajti “dinjitet” investimin në godinën e ministrisë.

“Jo se Shqipëria nuk ka halle të tjera, por ai pak buxhet për rindërtim nga fillimi i Ministrisë së Brendshme është dinjitet për punonjësit. Ministria e Brendshme ka më në fund një fytyrë dinjitoze. Kujdes! Nuk është vetëm fasada”, – u shpreh Tahiri, që pas kësaj tha edhe dy fjalë për rritje pagash të punonjësve të policisë./Blitz.al/

Shperndaje