Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Persona të paautorizuar në KZAZ, ndërpritet numërimi në Dibër

Persona të paautorizuar në KZAZ, ndërpritet numërimi në Dibër
September 12
12:57 2016

Procesi i numërimit në KZAZ 19 në Peshkopi u ndërpre për disa minuta për shkak të hyrjes në sallë të personave të paautorizuar. Menjëherë pas incidentit ndërhynë forcat e policisë.

Mësohet se policia verifikoi të pranishmit në VNV dhe  ka larguar nga salla personat e paautorizuar. Pas marrjes së masës ka rinisur procesi i votimit në KZAZ-në Nr. 19.

Deri tani janë numëruar 53 nga 118 kuti, nga të cilat kryeson kandidati i mazhorancës, Muharrem Rama, me 9630 vota krahasuar me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, i cili numëron 7235 vota. /Blitz.al/

Komento