Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përsëritet historia e çdo jave, parlamenti “Live” në Facebook, tre persona flasin njëherësh

Përsëritet historia e çdo jave, parlamenti “Live” në Facebook, tre persona flasin njëherësh
June 07
11:44 2018

Sot pas pothuajse 3 javësh është përsëritur në parlament e njëjta histori. Opozita në fillim kërkoi që në sallë të ishin edhe kryeministri Rama dhe ministri Xhafa. Pasi u ndërpre seanca dhe rifilloi sërisht për të tretën herë ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Fjalën e mori Basha po rpasi mbaroi kohën e tij prej 3 minutash, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kambyllur mikrofonin.

Ai ka kaluar live në “Facebook”, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dhënë fjalën kreut të grupit parlamentar Taulant Balla që ka folur për disa minuta nga vendi.

Basha ndërkohë vijonte akuzat e tij në drejtim të qeverisë ku ka përmendur edhe kryeprokurorene përgjithshe Arta Marku.

“Arta Marku u vu në lëvizje se skenari kriminal i Ramës. Rama-Xhafaj-Marku kanë në dorë gjithçka, i kanë bërë sipas interesave të tyre gjërat. Edi Rama është në krye të zbatimit të një skenari kriminal, penjtë e të cilit do të hapen një nga një. Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit një ‘arkitekt’ të krimit.

Basha pohoi se pak ditë para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga mandati i deputetit ka zhvilluar një takim sekret me Ramën, ku sipas tij ky i fundit i siguroi garanci. Mes ironisë lideri i demokratëve tha se Tahiri në vend që të shkonte në burg, u la për 10 ditë në ‘arrest shtëpie’ ndërsa pinte birra e hante qofte në ballkon.

Pasi janë votuar disa projektligje të ditës Gramoz Ruçi ka mbyllur senacën parlamentare por opozita ka vazhduar të qëndrojë në foltore duke komunikuar nëpërmjet “Facebook”.

 

Komento
Shperndaje