Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përsëri probleme për Wayne Rooney, arrestohet dhe gjobitet në SHBA

Përsëri probleme për Wayne Rooney, arrestohet dhe gjobitet në SHBA
January 08
01:00 2019

Nuk kanë fund problemet për ish-futbollistin e njohur Wayne Rooney. Ai është arrestuar i alkoolizuar nga policia në aeroportin e Washingtonit në SHBA. ”Daily Mail” shkruan se ish-sulmuesi i Manchester United ka rënë në pranga pasi ka prishur qetësinë publike në gjëndje të dehur.

Lajmi është bërë i ditur sot nga policia dhe sulmuesi i D.C United po kthehej nga Arabia Saudite kur u arrestua dhe u lirua më vonë. Ai mori një gjobë prej 116 dollarësh. Për Rooney do të mbahet edhe një seancë gjyqësore me datë 24 janar.

Kjo nuk është hera e parë që ylli anglez ka probleme me policinë. Ai është arrestuar edhe në shtator të vitit 2017 në Chesire të Anglisë sepse drejtonte makinën në gjendje të dehur.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje