Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përsëri drogë e kapur, këtë herë në kufi me Greqinë

Përsëri drogë e kapur, këtë herë në kufi me Greqinë
December 02
11:53 2016

Një tjetër sasi droge është kapur në kufirin Shqipëri-Greqi. 13 kg e gjysmë janë sekuestruar në 2 çanta që po i transportonin 2 shtetas në afërsi të Follorinës.

Sipas policisë greke, u arrestuan 2 shqiptarët që po i transportonin çantat, një 26-vjeçar dhe një 40-vjeçar, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Njëri prej tyre raportohet se ka bërë rezistencë ndaj policisë dhe është arrestuar me forcë.

Gjithashtu, policia greke tha se 40-vjeçari ishte në kërkim në Greqi për trafikim klandestinësh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje