Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasjet në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni, rrezikojmë penalizimin nga FIFA

Përplasjet në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni, rrezikojmë penalizimin nga FIFA
September 06
12:35 2016

Në ndeshjen e luajtur dje në “Loro Boriçi”, ku Shqipëria u përball me Maqedoninë, përballje që u ndërpre për shkak të motit të keq, nuk kanë munguar përplasjet mes dy tifozerive. Provokimeve të tifozëve që ngritën tre gishtat (simbol i çetnikëve), “Plisat” u janë përgjigjur duke hedhur flakadanë në drejtim të tribunës ku qëndronin tifozët kundërshtarë.

Këto përplasje mundet që të ndikojnë te delegati i FIFA-s, i cili mund t’ia raportojë më pas institucionit të tij. Këto sjellje mund të vihen re edhe nga vetë selia kryesore e FIFA-s që ndjek “live” çdo ndeshje zyrtare mes skuadrave përfaqësuese. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje