Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset reperi Noizy

September 13
18:44 2016

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në një hotel në qendër të Prishtinës, ku mësohet se janë përfshirë reperat Noizy dhe Cozman.

“Magazine.al” bën me dije se të plagosur nga sulmi me armë kanë mbetur reperi i OTR-së, Noizy, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe një miku i tij. Në videot e publikuara nëpër media shihet se si reperi shoqërohet nga efektivët e policisë drejt autoambulancës.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se shkak janë bërë disa miq të reperit shqiptar që janë tallur me Skivin. Mësohet se policia e Kosovës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka vënë menjëherë në pranga reperin e Baba Stars, Ylber Abdullahu, i njohur ndryshe si Cozman dhe një mikun e tij.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një përleshje me armë, ku si pasojë është plagosur një person dhe tre të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor”,- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë kosovare.

Ndërkaq, postimi i fundit i Noizy-t nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. Rreth 40 minuta më parë,  Noizy ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të shkëputur nga biseda e tij me aktorin Blerim Destani.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje