Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasje me armë në një club në Dhërmi, policia sqaron ngjarjen: “Kanë shtënë në ajër, nuk ka të lënduar”

Përplasje me armë në një club në Dhërmi, policia sqaron ngjarjen: “Kanë shtënë në ajër, nuk ka të lënduar”
July 08
09:06 2018

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 1:30 ka patur të shtëna me armë tek “Havana” në Dhërmi/Vlorë.

Më tej Ballkanweb shkruan se nga kjo përplasje është plagosur vetëm një person, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po zbulon për rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje.

Në një njoftim paraprak policia ka thënë se është plagosur vetëm një person dhe nuk ka të vrarë.

“Ne Dhërmi nuk ka ngjarje te rende kriminale. Nuk ka asnjë te lënduar asnjë te plagosur asnjë viktime. Ka ndodhur një konflikt ne një lokal. Një person ka qëlluar me arme ne ajër. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit te dyshuar. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plote te ngjarjes”- thuhet në reagimin e policisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje