Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasje me armë zjarri mes vëllezërve në Fushë-Krujë, dy të plagosur rëndë

Përplasje me armë zjarri mes vëllezërve në Fushë-Krujë, dy të plagosur rëndë
April 05
13:02 2018

Dy vëllezër janë plagosur me mjete të forta në Fushë-Krujë pas një konflikti mes tyre. Policia bën me dije se konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa është qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.

Sipas Ballkanweb të plagosurit janë E.C. 17 vjeç dhe B.C. 25 vjeç të cilët janë transportuar në Tiranë. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.04.2018, rreth orës 11:10, në Fushë-Krujë(tek tregu), pas një konflikti për motive pronësie me familjen e shtetasit S.S. banues në Fushë- Krujë janë dëmtuar me sende të forta(levë) shtetasit E.C. 17 vjeç dhe B.C. 25 vjeç(vëllezër), të cilët po dërgohen në Spitalin e Traumës Tiranë.
Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje