Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasja me murin rrethues pas tentativës për t’i shpëtuar policisë, pranga tre shtetasve

Përplasja me murin rrethues pas tentativës për t’i shpëtuar policisë, pranga tre shtetasve
September 26
11:23 2016

Nga Anduena Llabani

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, ku shërbimet e policisë “Shqiponjat” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi dhe për pasojë mjeti me të dhënat e mësipërme, në rrugën “Prokop Mima”, është përplasur me një mur rrethues të një banese, ju informojmë se:

Pas ndjekjes nga policia është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët edhe pas përplasjes së automjetit me murin rrethues tentuan të largoheshin me vrap.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: Bektash Muka, 25 vjeç, banues në Tiranë; Valmir Fazliu, 27 vjeç, banues në Kosovë;  Vilson Laçi, 24 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprat penale të parashikuara nga Nenet 278, 242, 150 të Kodit Penal për shtetasin B. Muka dhe nenet 300 e 242 të Kodit Penal për shtetasit V. Laçi dhe V. Fazliu. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje