Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasja me armë në Elbasan, zbulohet pse fisi Çapja qëlloi me armë policinë

Përplasja me armë në Elbasan, zbulohet pse fisi Çapja qëlloi me armë policinë
June 09
09:31 2016

Një përplasje me armë është shënuar mbrëmjen e djeshme mes fisit Çapja në Elbasan dhe efektivëve të policisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ish-Konservimi”, referuar deklaratës për shtyp të policisë.

Në njoftimin zyrtar, policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar dy prej anëtarëve të familjes, ndërkohë që është shpallur në kërkim një i tretë. Dhjetëra forca policore rrethuan zonën, ndërkohë që u krye edhe sekuestrimi i automjetit tip “Honda” me targë AA 411 AU.

Enver Sinakoli, babai i Ardit Sinakolit që u ekzekutua më 3 shkurt 2016, akuzoi policinë se po ushtron terror mbi ta. Sipas tij, policia po e mban padrjetësisht në burg djalin e tij 21-vjeçar. Ai theksoi se askush nuk ka qëlluar mbi blutë. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit po vijojnë hetimin rreth ngjarjes së mbrëmshme.

Burimi: News24

Etiketimet
Shperndaje