Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasja me armë me 2 viktima në Prishtinë, në gjendje kritike për jetën edhe 2 të plagosurit

Përplasja me armë me 2 viktima në Prishtinë, në gjendje kritike për jetën edhe 2 të plagosurit
September 06
08:11 2019

Pasditen e djeshme Kosova u përball me një ngjarje të rëndë. Në Prishtinë, më saktësisht në lagjen “Mati 1”, ndodhi një përplasje me armë mes dy familjeve, ku dy persona mbeten të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

Mediat kosovare raportojnë se gjendja shëndetësore e dy personave të plagosur është kritike. Këto detaje janë dhënë nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu:

Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor

Motivet e konfliktit sipas asaj që dihet deri tani, janë për çështje pronësore dhe janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna. Deri në këtë moment janë arrestuar tre persona, ndërkohë që vazhdojnë hetimet nga policia. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje