Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasi për vdekje nënën e dy fëmijëve, flet autori: “Nuk e pashë gruan se po flisja në telefon…”

Përplasi për vdekje nënën e dy fëmijëve, flet autori: “Nuk e pashë gruan se po flisja në telefon…”
July 14
15:48 2016

Është regjistruar paraditen e djeshme një nga aksidentet më fatale, ku 20 vjeçari Andrea Memollari ka përplasur e më pas ka lënë të vdekur guran 37 vjeçare Dhurata Prifti, e cila për të shpëtuar dy fëmijët e saj doli përpara makinës.

Pasi u arrestua nga policia dy orë pas ngjarjes, Memollari ka folur sot për herë të parë mbi çka ka ndodhur. “Nuk e kam parë fare gruan me 2 fëmijët. Unë po flisja në telefon. Kur kam dëgjuar zhurmën nën rrota, u tremba dhe ika…” – ka deklaruar ai.

Ndërkohë semafori i kësaj zone i cili dje nuk punonte, sot është vënë në funksionim. Ai semafor nuk punonte prej 3 javësh dhe ishte një nga shkaqet e aksidentit fatal për 37 vjeçaren.

Komento
Shperndaje