Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplaset avioni Boeing 777 në aeroportin e Dubait, 300 persona në bord

August 03
13:45 2016

Një avion pasagjerësh në Emiratet e Bashkuara Arabe me 300 persona të bord është përplasur  në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.

Fotot e postuara në Internet tregojnë se nga avioni del tym. Sakaq, nëpërmjet një statusi në Twitter  nga autoritetet është njoftuar zyrtarisht se pasagjerët janë evakuuar të gjithë. Sipas informatave, avioni Boeing 777 kishte fluturuar nga aeroporti “Trivandrum” në Indi drejt Dubait dhe dëshmitarët kanë pohuar se ka pasur vështirësi në ulje. Të gjitha fluturimet në aeroportin e Dubait janë anuluar deri në një njoftim tjetër nga autoritetet. “Emirates” është linja ajrore më e madhe në Lindjen e Mesme, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është një qendër e madhe e transportit duke shërbyer për  më shumë se 66 milionë udhëtarë në vit./Blitz.al/

Shperndaje