Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasen nga një minibus në Librazhd, ndërron jetë 38-vjeçarja

Përplasen nga një minibus në Librazhd, ndërron jetë 38-vjeçarja
September 10
10:08 2016

Një çift nga Pogradeci që udhëtonte me një mjet tip “Benz me targë AA 203 CA”, ka dalë  nga rruga në urën e Murrashit.

Në këtë moment mjeti është përplasur nga një minibus dhe si pasojë ka mbetur e vdekur 38-vjeçarja M. B, ndërkohë që bashkëshorti i saj është plagosur.

“Njoftohemi se sot më datë 10. 09. 2016 shtetasi A. B, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë, me targa A A 203 CA, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur ura e Murrashit, ka dalë nga rruga. Shtetasi A. B., i cili ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij, shtetasen M.B, 38 vjeçe, kanë zbritur nga makina për të kontrolluar nëse mjeti ka dëmtime. Më pas mjeti tjetër minibus me targa AA 986 I F, i drejtuar nga shtetasi R. S., 40 vjeç, banues në Korçë, që po lëvizte në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen M. B.”, – thuhet në njoftimin e policisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje