Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasen me motor dy të rinjtë në Ksamil

Përplasen me motor dy të rinjtë në Ksamil
August 12
14:18 2016

Rreth orës 11:30, dy të rinj nga Kosova kanë bërë aksident me motor, në vendin “Qafa e Hartës” Ksamil. Drejtuesi i motorit, A.D., 27 vjeç, dhe U.I., 22 vjeç, udhëtonin me motorin tip “Yamaha”, me targë AM150, teksa kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Të rinjtë kishin ardhur nga Anglia për të bërë pushime në Shqipëri dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar. Ata ndodhen në spitalin e Sarandës jashtë rrezikun për jetën./Blitz.al/

Shperndaje