Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasen dy makina në Milot, 5 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Përplasen dy makina në Milot, 5 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
April 19
15:35 2019

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen–Milot. “BalkanWeb” ka mësuar se në aksident janë përfshirë dy makina, dhe kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Sipas të dhënave të para, shkak për aksidentin mendohet të jetë parakalimi i gabuar. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.Ende nuk ka detaje për identitetin e të plagosurve.

Burimi: BalkanWeb

Komento
Shperndaje