Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Tiranë, s’ka të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Tiranë, s’ka të lënduar
March 30
16:25 2016

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Tiranë. TCH bën me dije se dy automjete, njëri tip “Mercedes” me targa AA786IT dhe tjetri tip “Ford” me targa AA957BM, janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e njohur si kryqëzimi i Shën Kollit.

Fatmirësisht, përplasja e mjeteve nuk ka shkaktuar të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur hetimin për rastin. Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve, si dhe mosruajtjes së distancës.

Etiketimet
Shperndaje