Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasen dy autobusë në Cërrik, plagosen disa persona

Përplasen dy autobusë në Cërrik, plagosen disa persona
July 12
09:56 2016

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e djeshme në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, në afërsi të fshatit Shtërrmen, ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin 53-vjeçar Agron Xibraku, banues në Cërrik.

Ai u arrestua për shkak se duke drejtuar mjetin “Benz” autobus, me targa AA 681 CR, është përplasur me mjetin tip “Benz” po autobus me targa AA 637 JR, që drejtohej nga shtetasi E.XH, 31 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar shoferi i autobusit Agron Xibraku dhe janë plagosur pasagjerët: R.R, 26 vjeçe, banuese në fshatin Shirgjan Elbasan, G.XH, 26 vjeç, banues në Cërrik, I.B, 45 vjeçe, banuese në Cërrik, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa AA681 CR, të cilët u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Etiketimet
Shperndaje