Blitz

 Breaking News

“Përndjekje dhe ngacmim seksual”, Gazetarja e Ora News padit punonjësin e Erion Veliajt

“Përndjekje dhe ngacmim seksual”, Gazetarja e Ora News padit punonjësin e Erion Veliajt
February 17
14:09 2020

Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj dorëzoi sot në Gjykatën e Tiranës ndjekjen penale ndaj punonjësit të bashkisë së Tiranës, Aurel Boriçi, për akuzën e përndjekjes dhe ngacmimit seksual që cënon dinjitetin dhe imazhin”

Padia vjen pas incidentit të ndodhur natën e 11 shkurtit, kur gazetarja u pengua të ushtronte detyrën e saj si gazetare për ti drejtuar pyetje kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Në videon që u bë virale dëgjohet Boriçi i cili i thotë gazetares “Hajde të të përqafoj” . E indinjuar gazetarja i kërkon të mos i afrohet. “Të lutem mos më prek, si mund të përqafosh një femër që nuk e njeh!”.

Sonila Musaj: “Erdhi dhe më përqafoi për të më penguar ushtrimin e detyrës time. Kjo sjellje është e papranueshme, seksiste. Unë jam nëna e dikujt dhe bashkëshortja dhe vajza e dikujt. Nuk e di si do të ishte ndjerë zoti Boriçi nëse një skenë e tillë do i kishte ndodhur bashkëshortes së tij”

Musaj thotë se qëllimi ishte për të penguar punën e saj si gazetarë që të mos e intervistoja kryetarin e bashkisë për problematikat që kanë qytetarët e Tiranës.

“Jam krejtësisht e pafjalë. U pengua puna e një gazetari. Kur kjo i bëhet një gazetari imagjino çfarë mund ti bëhet një qytetari” – u shpreh gazetarja Musaj.

Share