Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përndiqte kunatën, arrestohet në flagrancë i riu nga Tirana!

Përndiqte kunatën, arrestohet në flagrancë i riu nga Tirana!
May 22
18:37 2018

 

Pasditen e sotme, një i ri në kryeqytet është vënë nën pranga me akuzën e përndjekjes dhe përgjimit të kunatës së tij.

Denoncimi është bërë nga vetë 29 vjeçarja, e cila ka deklaruar se për shkak të përndjekjes së vazhdueshme po kalonte në stress dhe gjendje të rënde psikologjike. Ajo është shprehur më tej se çdo lëvizje e saj është përgjuar nga i riu dhe për këtë nuk ka asnjë arsye.

Deklarata e plotë e policisë:

“Më datë 21.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P . 25 vjeçe, banues në Tiranë, pasi vazhdimisht ka përndjekur kunatën K.P., 29 vjeçe banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i janë referuar prokurorisë për Neni 121/a të Kodit Penal “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje