Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përndiqte 17-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari në Kuçovë

Përndiqte 17-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari në Kuçovë
May 04
12:40 2016

Një i ri 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kuçovës pasi prej kohësh përndiqte një të re 17-vjeçare. Mateo Bara akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, ofenduar dhe kërcënuar shtetasen S. M 17 vjeç, për të cilën është lëshuar urdhër mbrojtjeje.

“Në Kuçovë më datë 03.05.2016, nga ana e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:Mateo Mara, 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke e kërcënuar dhe ofenduar shtetasen S.M, 17 vjeçe, banuese në Kuçovë, ndaj të cilës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përndjekaja”,parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketimet
Shperndaje