Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përmbytjet në Maqedoni, presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet homologut Ivanov

Përmbytjet në Maqedoni, presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet homologut Ivanov
August 08
10:33 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka shprehur ngushëllimet presidentit Ivanov për viktimat e shkaktuara nga përmbytjet në Maqedoni, dëmet e shkaktuara dhe lëndimet në njerëz.

“I nderuar zoti President,

I kam ndjekur me shumë shqetësim lajmet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e shumta materiale nga përmbytjet e shkaktuara në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Shkupit, nga shtrëngatat dhe shirat e rrëmbyer.

Me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të përmbyturve, juve, qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Uroj kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë”.

/Blitz.al/

Komento