Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përmbytje të mëdha në Stamboll, humb jetën një person

Përmbytje të mëdha në Stamboll, humb jetën një person
August 18
10:50 2019

‘’Kapriçot’’ e motit kanë paralizuar qytetin e Stambollit.

Reshjet e dendura në vend kanë përmbytur rrugë, dyqane dhe objekte të tjera. Një i pastrehë ka humbur jetën në zonën e Unkapanit, e cila ndodhet në pjesën europiane të Turqisë.

‘Sipas Ballkanweb “Pazari i Madh’’ i Stambollit është përmbytur plotësisht. Video-at e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë libra dhe mallra të tjerë, të cilat lundrojnë në ujë.

Sipas autoriteteve vendore, sasia e reshjeve të shiut është 114lg/m2./blitz.al

Komento
Shperndaje