Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përmbyset varka, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit në Velipojë

Përmbyset varka, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit në Velipojë
March 24
10:34 2016

Mëngjesin e sotëm është gjetur në Velipojë trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur një ditë më parë në vendin e quajtur “Gryka e Vilunit”  në Velipojë. Viktima rezulton të jetë shtetasi Altin Lleshaj, 34 vjeç, me origjinë nga Lezha.

Bashkë me një mikun e tij peshkatar, Lleshaj kishte dalë në det për peshkim por varka e tyre është përmbysur.

Njëri nga peshkatarët arriti të dilte në breg ndërkohë që tjetri u zhduk nën ujë. Trupi i tij u gjend sot në plazhin e Velipojës.

Komento
Shperndaje