Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Përlot me fjalët efektivi i RENEA-S: Më fal biri im që s’munda të jem me ty…

Përlot me fjalët efektivi i RENEA-S: Më fal biri im që s’munda të jem me ty…
November 29
15:21 2019

Njëri prej heronjëve të heshtur, efektiv i repartit RENEA,  i njohur si Xen Alushi, ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin sociam Instagram, pamje nga operacioni i shpëtimit të një familjeje në Durrës, dhe i kërkon falje të birit dhe familjes. Ai shkruan se asnjëherë s’mundi të jetë me familjen kur ato kanë nevojë për të, e ndër rreshta rrëfen sesi e përjetoi djali këtë moment të vështirë.
“Jam munduar gjithmone qe familjes dhe femijve te mi tju mesoj si ta mposhtin friken, por kisha harruar te mesoj veten se si te mos kem frike per ta,ne momente te veshtira.”-shkruan ai.

View this post on Instagram

Termet pas termeti,lekundjet nuk kane te ndalur.E dhimbshme per gjithe njerezit dhe frika qe ka pushtuar cdo qenie te gjalle ne toke eshte e papershkrueshme.Jam munduar gjithmone qe familjes dhe femijve te mi tju mesoj si ta mposhtin friken,por kisha harruar te mesoj veten se si te mos kem frike per ta,ne momente te veshtira.Nuk munda sepse asnjehere nuk munda te jem me ta per shkak sepse gjithmone me eshte dashur te jem ne detyre ne ndihme te te tjereve(komunitetit)Miqte e mi vendosa ta ndaj me ju kete histori pasi u ndjeva shume i pafuqishem ne tragjedine e fundit kur degjoja pertej telefonit te qarat e djalit tim 2 vjecar,Semit i cili me therriste:Babi kam frike,hajde ke pija(shtepia)ka fantazma ne pi(shpi)etj etj me ate zerin e tij te pafajshem dhe me çiltersine e nje femije krejtsisht i pafajshem.Dhe pergjigjia ime dhe pse me gjysme zeri ishte;O dashuri o zemra ime nuk mund te vi sepse me duhet te ndihmoj disa femije te tjere,njerez te tjere qe jane ne veshtirsi e ndoshta fatkeqsisht me pak shprese per jeten e tyre.😥Edhe pse e di qe sme kuptonte dhe as qe do tja dije qe te me kuptoj sepse fundja une duhet te permbush detyren time si prind por gjithmone te pamundur per shkak te profesionit tim.Dua ti kerkoj te falur birit tim Semit dhe familjes time qe per shkak te profesionit une shumicen e rasteve nuk jam prane tyre as kur kane nevoje per mua dhe as kur duan te gezojne me mua.Me kete rast dua te pershendes te gjithe femijet,familjet e kolegeve te mi qe ndihen si une.RESPEKT.Jam i sigurte qe nese ne nuk jemi prane jush,Zoti eshte gjithmone me ju.Ju dua pafund familja ime,Zoti ju bekofte.Amin🙏(video ilustruese)

A post shared by Alb🇦🇱Cowboy_Lifestyle🤠 (@daja.77) on

 

Share