Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përkeqësohet situata në Shkodër, banorët pa ujë, dhe pa energji elektrike, përmbyten shkollat

Përkeqësohet situata në Shkodër, banorët pa ujë, dhe pa energji elektrike, përmbyten shkollat
March 22
13:04 2018

Gjendja në qytetin e Shkodrës sa vjen e pëkeqësohet. Mbrëmja e djeshme në shumë zona mund të konsiderohet e frikshme pasi banorët kanë qënë pa ujë të pishëm, pa energji elektrike dhe me nivelin e ujit që rritej.

Sipërfaqja e përmbytur ka arritur mbi 4958 ha, dhe kërkohët të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat , rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela jane te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkolles ka prezence uji.

Banorët janë pa ujë të pijshëm, ndërsa mbi 300 shtëpia janë të rrethuara nga uji. Një problem tjetër është edhe mungesa energjisë. Shtyllat e energjisë elektrike janë dëmtuar dhe kërkohet ndërhyrja e OSHEE-së.

 

 

 

/Blitz.al/

 

Shperndaje