Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përkeqësohet gjendja në Bruksel

Përkeqësohet gjendja në Bruksel
March 22
11:01 2016

Tronditjet e Brukselit kanë bërë që edhe Parlamenti Europian të pezullojë të gjitha mbledhjet e planifikuara. Metroja ku ndodhi shpërthimi është pranë institucioneve të BE-së, ndaj dhe janë evakuuar të gjitha zyrat europiane në Bruksel.

Franca dhe Gjermania kanë përforcuar masat e sigurisë nëpër aeroportet e tyre, ndërkohë që Holanda e ka mbyllur kufirin me Belgjikën.

Pallati mbretëror është gjithashtu i bllokuar pasi është gjetur një pako e dyshimtë në hyrje të tij.

Gjithashtu autoritetet e policisë vazhdojnë të lajmërojnë shtetasit belgë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe për asnjë arsye të mos lëvizin prej aty.

Ndërkohë, numri i të vdekurve ka shkuar në 23.

Komento
Shperndaje