Blitz

 Breaking News

Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson, futet në oksigjen

Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson, futet në oksigjen
April 06
12:12 2020

Gjendja e kryemisntrit britanik, Boris Johnson është përkeqësuar akoma më shumë ditën e sotme nga koronavirusi, ku mediat e  huaja kanë  raportuar se ai është futur në oksigjen.

Kjo pasi sipas mjekëve, jeta e tij ishte në rrezik, sepse  zyrtarët të tij më të afërt kanë treguar se Boris ka vijuar  të punojë nga shtëpia me të  njëjtin ritëm edhe pse i sëmurë.

Sipas një deputeti britanik është mësuar se Johnson ishte shumë i etur për të imituar heroin e tij, Winston Churchill, por ai nuk pushoi dhe nuk mori  kohën e duhur për  kurimin e tij pasi vijonte të punonte si një lider edhe nga karantina.

Ky neglizhim që Boris ka bërë kundrejt Covid-19 e ka përkeqësuar më shumë shëndetin e tij. Tashmë që Johnson është në oksigjen mbledhjet e përditshme të komitetit të krizës së koronavirusit po i drejton  zëvendësi i tij efektiv Dominic Raab.

Share