Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përjashtimi i Berishës, Nard Ndoka: I padrejtë, Meta tolerancë false

Përjashtimi i Berishës, Nard Ndoka: I padrejtë, Meta tolerancë false
April 28
13:20 2016

Në ndryshim nga Partia Demokratike, e cila vendosi të bojkotojë punimet e Kuvendit pas vendimit të përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha, aleati i opozitës, Nard Ndoka, ka vendosur të qëndrojë. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, ai akuzoi mazhorancën si shkaktare të bojkotit. Ndoka e cilësoi si të padrejtë përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit pas thirrjeve të tij për pajisjen me armë të qytetarëve.

“Keni gabuar, habitem me gabimin e zotit Meta që mendoj se ka tolerancë artificiale dhe false që e kuptoj shumë mirë. Duhet të tregohet i vëmendshëm dhe tolerant. Të mos bëhet pjesë e një gafe duke ndëshkuar me të padrejtë një ish-kryeministër”,- u shpreh Ndoka.

Sipas tij, mazhoranca nuk funksionon, është e çoroditur dhe ka probleme të brendshme. Ndoka tha se ajo e ka kthyer parlamentin në vend intrigash.

Etiketimet
Shperndaje