Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përgojoi viktimat në Orlando, pastori arrestohet për abuzime me të miturit

Përgojoi viktimat në Orlando, pastori arrestohet për abuzime me të miturit
August 27
18:02 2016

Pastori Ken Adkins, i cili u vu në qendër të vëmendjes pas deklaratës të tij se viktimat në Orlando “morrën atë që meritojnë”, u arrestua gjatë kësaj të premte nën akuzën e abuzimit me të miturit.

Sipas “The Florida Times Union”, arrestimi vjen pas akuzave të një ish-anëtari të ri mashkull i kongregacionit të tij. Hetimi mësohet të jetë përqendruar në disa zona në Brunswick, Georgia, përfshirë këtu edhe kishën ku qëndronte Adkins, shtëpinë dhe automjetin e tij.

Predikuesi u vu në qendër të polemikave pas të shtënave të 12 qershorit në lokalin “Pulse” në Orlando, që frekuentohej kryesisht nga homoseksualët. 49 persona mbetën të vdekur dhe 53 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë të Omar Mateen. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje