Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përgjimi i ministrit Tahiri, merret në pyetje sekretarja e tij. Llalla takon ambasadorin italian

Përgjimi i ministrit Tahiri, merret në pyetje sekretarja e tij. Llalla takon ambasadorin italian
June 03
17:20 2016

Prokuroria ka marrë në pyetje sekretaren e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas gjetjes së një pajisje përgjuese në ambientet e këtij dikasteri. Mësohet se ajo është thirrur për të dhënë dëshminë e saj përpara grupit të hetimit.

Burime të Prokurorisë janë shprehur se ajo do të pyetet lidhur me gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë nga zyra e ministrit përgjatë muajit Maj 2016. Mësohet se ajo ka lënë në Prokurori dhe regjistrin e hyrje-daljeve të shënuara për personat që kanë shkuar në zyrën e ministrit.

Ndërkaq, kryeprokurori Adriatik Llalla, ka pritur ambasadorin italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, për të diskutuar lidhur me pajisjen përgjuese të policisë shqiptare, që i përket Interforcës italiane. Kryeprokurori ka theksuar se Prokuroria e Tiranës nuk po heton veprimet e policisë italiane, por mbi ato të Policisë Shqiptare.

Në takim u vlerësua dhe bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar.

Komento