Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përgënjeshtrohet lajmi, kulla Eiffel nuk u vesh me ngjyrat kuq e zi

Përgënjeshtrohet lajmi, kulla Eiffel nuk u vesh me ngjyrat kuq e zi
June 12
11:35 2016

Të gjithë jemi në dijeni të garës së shpallur nga Bashkia e Parisit për t’i bërë tifozët kudo ndodhen pjesë të Kampionatit Europian. Ditën që përfaqësuesja e vendit përkatës ka të programuar një ndeshje, tifozët anembanë duhet të jenë aktivë në rrjetet sociale për të bërë me “hashtag” inicialet e vendit përkatës. Mbrëmjen e djeshme nuk kanë qenë të paktë tifozët shqiptarë që kanë shkruar kudo #ALB në mënyrë që të kishim mundësi ta vishnim kullën Eiffel me ngjyrat kuq e zi për 10 minuta.

Në fakt, pak pas përfundimit të ndeshjes së fundit mes Anglisë dhe Rusisë, është parë se kulla ka marrë ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë dhe menjëherë shqiptarët janë entuziazmuar duke menduar se kanë fituar garën në rrjetet sociale. Por e gjitha kjo ka qenë false sepse Bashkia e Parisit u jep mundësinë të gjitha skuadrave që luajnë në ditë, pa pasur parasysh numërimet e hashtag-eve, të jenë për pak sekonda prezente, nëpërmjet ngjyrave të flamurit te tyre, në kullën Eiffel.

Gara është fituar nga tifozeria e Uellsit, ngjyrat e të cilit kulla Eiffel ka mbajtur për rreth 10 minuta, siç ishte premtuar edhe më parë.

Komento
Shperndaje