Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon sot “Peza n’Fest”

September 18
17:51 2016

...

18 shtatori shënon ditën e fundit të festimeve dhe lojërave në Pezë, të organizuara nga Bashkia e Tiranës. Aktivitetet e Festës së Pezës nisën më 16 shtator dhe vazhdojnë edhe sot.

“Javë e lodhshme? S’ka gajle, sot është Festa e Pezës dhe aktivitetet do zgjasin 3 ditë: histori, natyrë, muzikë”,- shkruante Veliaj dy ditë më parë, pavarësisht se moti nuk i ka favorizuar edhe aq ata që zgjodhën Pezën për të kaluar fundjavën, siç shkruan edhe kryebashkiaku në postimin e tij në Instagram.

Marshi i Bandës së Qytetit më 16 shtator dhe aktivitetet e shumta në liqenin e Fjollës dje, ishin disa prej aktiviteteve të zhvilluara. Një sërë aktivitetesh u zhvilluan edhe ditën e sotme për të vegjël e të mëdhenj. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje