Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon proçesi gjyqësor për Emiljano Shullazin, në 26 qershor jepet pretenca për grupin kriminal!

Përfundon proçesi gjyqësor për Emiljano Shullazin, në 26 qershor jepet pretenca për grupin kriminal!
June 12
10:14 2018

Ka përfunduar sot procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe grupin kriminal të drejtuar prej tij. Prokuroria do të japë pretencën më 26 qershor 2018, ora 9:00.

Të pandehur janë Emijano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmano Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela,

Sipas Syri.netAta akuzohen për kanosje për shkak të detyrës kryer në bashkëpunim si dhe  për grup të strukturuar kriminal.  Ata kërcënuan rektorin Mynyr Koni si dhe biznesmenin Ylvi Beqja, me qëllim që t’i merrnin hotel Vollgën.

Sot në seancë gjyqësore janë sjellë provat nga disa banka për çeqe të tërhequra e të thyera nga Beqja dhe Shullazi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje