Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon mbledhja e PS-së, ja ministrat që shkarkohen

Përfundon mbledhja e PS-së, ja ministrat që shkarkohen
March 12
12:14 2017

Mbledhja e kryeministrit Rama me kryesinë e PS-së në selinë rozë ka përfunduar dhe tashmë është bërë faktik vendimi i tij për të hequr 4 ministra të kabinetit qeveritar.

Njëri prej tyre është Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm. Ndërkohë që tre të tjerët janë Ilir Beqaj, Blendi Çuçi dhe Blendi Klosi. Mbledhja zgjati plot një orë dhe pas saj Rama tha se do të flasë sot në orën 17:00 në komunikimin javor.

Mësohet se të gjithë ministrat e shkarkuar pritet që të angazhohen në qarqet e tyre respektive, ku drejtojnë Partinë Socialiste, dhe kjo është arsyeja se pse do të shkarkohen.

Ende nuk dihen emrat e pasuesve të tyre, ndërkohë që është përfolur për ministra si Nikolla dhe Bushati që mund të shkarkohen ditën e hënë.  /Blitz.al/

Shperndaje