Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon mbledhja e PD për reformën në drejtësi, Vlahutin: Ajo që është shkruar në letër, të bëhet realitet

Përfundon mbledhja e PD për reformën në drejtësi, Vlahutin: Ajo që është shkruar në letër, të bëhet realitet
May 11
13:09 2016

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, vlerësoi rolin që opozita luan në Shqipërinë postkomuniste dhe tha se shpreson që kjo traditë të vijojë më tej. Ndërsa ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, e theksoi si me rëndësi të madhe për Bashkimin Europian zbatimin e reformës në drejtësi.

“Në ditët në vijim të gjitha energjitë tona do kalojnë tek kjo reformë që të përfundojë. Zbatimi i kësaj reforme ka rëndësi të madhe edhe për BE-në. Do sigurohemi që të kemi mekanizëm monitorues shumë serioz që ajo që është shkruar në letra të bëhet realitet për qytetarët e këtij vendi”, u shpreh ambasadorja Vlahutin.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri të qartë qëndrimin e partisë së tij lidhur me reformën në drejtësi. Ai theksoi se opozita nuk do pranojë kapjen politike të drejtësisë në një vend të ngritur nga korrupsioni dhe krimi.

“Kjo mazhorancë po e rendit Shqipërinë si vendi më problematik për krimin e organizuar. Nevoja për reformën në drejtësi nuk ka qenë kurrë më e madhe. Kjo reformë bën nervozë shumë persona. Ne i dimë dhe i njohim, ata kanë sot në hierarkinë e pushtetit dhe ne kemi mirëkuptimin e plotë për tejkalimin e kësaj vështirësie.”, deklaroi ndër të tjera Basha. Burime të PD-së bëjnë të ditur se gjatë mbledhjes me ambasadorët, Basha ka folur edhe për rrugën që PD ndoqi për reformën në drejtësi, të cilësuar si jetike për proceset integruese.

Komento
Etiketimet
Shperndaje