Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon gjyqi, Julian Sinanaj në pritje të dënimit

Përfundon gjyqi, Julian Sinanaj në pritje të dënimit
March 31
14:27 2016

Krimet e Rënda kanë përfunduar gjykimin për “bandën e tritolit” në Vlorë pas 55 seancave të zhvilluara. Ky vendim u mor në seancën e kësaj të enjteje dhe pritet që në javën e parë të prillit të lexohet pretenca e akuzës dhe vitet e burgimit për 8 të pandehurit, ndër ta edhe biznesmeni Ilir Karcini.

Grupi kriminal akuzohet për kryerjen e një sërë veprash penale, përfshirë këtu vrasjet, atentatet, trafikun e tritolit dhe të armëve. Ata akuzohen nga prokuroria edhe për vendosjen e tritolit ndaj ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi dhe ish-deputetit Ardian Kollozi.

Mbetet për t’u parë në pretencën që do lexojë prokuroria nëse Sinanaj do të trajtohet ose jo me statusin e të penduarit. Ai ka rrezikuar këtë status për shkak se ka kundërshtuar deklarimet e dhëna më parë pranë prokurorëve, ku dhe ka treguar si janë kryer vrasjet dhe porositë e dhëna për eliminime e tritol-vënie.

Julian Sinanaj u vu në pranga në janar 2014 në Tiranë, gjatë kohës që po planifikonte ekzekutimin e një biznesmeni. Ai është i dyshuar edhe për një sërë vrasjesh me pagesë të kryera në Greqi.