Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundojnë pushimet, Rama takime me ministrat dhe kreun e PDIU

Përfundojnë pushimet, Rama takime me ministrat dhe kreun e PDIU
August 22
18:30 2016

Me përfundimin e pushimeve familjare në bregdetin e Jonit, kreu i Qeverisë u është rikthyer angazhimeve qeveritare. Mësohet se gjatë ditës së sotme, ai ka zhvilluar takime me disa ministra të kabinetit qeveritar dhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Kryesisht, Rama zhvilloi takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, atë të Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Ndërsa në takimin me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, flitet se është diskutuar vijimësia e koalicionit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje