Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfshirja e pilotit italian në rrjetin e narkotrafikut, nisin hetimet edhe në Itali

Përfshirja e pilotit italian në rrjetin e narkotrafikut, nisin hetimet edhe në Itali
September 18
14:39 2016

Nga Anduena Llabani

Italia nis hetime paralele për kontratat e Guidit me rrjetin e narkotrafikut, mes tyre shqiptarë dhe italianë.

Pas letër-porosive që drejtësia shqiptare i delegoi autoriteteve më të larta të hetimit në shtetin fqinj në lidhje me të shkuarën e pilotit Guido Andrea Giudi, mediat italiane njoftojnë për nisje hetimesh paralele. Qëllimi i hetimeve është i njëjtë me atë që ka nisur në Shqipëri, zbulimi i rrjetit të narkotrafikut.

Piloti që u diktua në Ishëm të Durrësit mësohet se ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptarë , duke dhënë përpara prokurorëve emra të personave të përfshirë , mes të cilëve edhe shtetas italianë.

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” shkruan se Giudi kishte nënshkruar një kontratë 20 mijë euro për të transportuar 200 kg marijuanë me bashkëpunëtorët. Burimeve e gazetës prestigjioze italiane u referohen shërbimeve sekrete në Itali.

Autoritetet italiane po verifikojnë informacionin e dhënë nga piloti Guidi dhe të gjitha lëvizjet e këtij të fundit. Ende për këtë çështje nuk ka persona të ndaluar apo arrestuar. Dy janë emrat e dhëna nga piloti italian: i një shqiptari dhe një italiani. Por pas tyre besohet se fshihet një grup i strukturuar kriminal që do të trafikonte tonelata me marijuanë nga pista 1.5 kilometër e gjatë që narkotrafikantët kishin ndërtuar në Ishëm.

Rrjeti, sipas burimeve nga prokuroria, i ka drejtuesit e tij në Itali dhe në Shqipëri, në zonën e Krujës, ku dyshohet se gjenden me qindra plantacione me kanabis sativa, që tani është në fazën e mbledhjes.

Rasti i Guidit, shkruan “Corriere Della Sera”, ka hapur edhe njëherë hetime mbi trafikun e drogës me avionë nga Shqipëria.

Më 26 gusht të vitit 2015 u godit një tjetër rast i tillë. Një avion ishte ngritur nga Vlora me 120 kg marijuanë dhe u kap në Brindizi. 14 persona u arrestuan, 8 prej tyre në Itali dhe 6 në Vlorë.  Piloti i avionit ishte Sokol Burhamaj. Kreu i bandës Vilson Lamaj, ndërsa bashkëpunëtor i tyre rezultoi shefi i personelit të Policisë Vlorë, Vladimir Zanaj.

Në maj të vitit 2014, në Divjakë ngeci avioni i Giorgio Riformato. Edhe ai kishte ardhur në Shqipëri për të marrë afro 400 kg hashash. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje